23:38 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ushqimet me pak kalori për dietën tuaj

Kaloritë e tepërta që marrin nga ushqimet shpesh kthehen në një shqetësim për shëndetin. Gjithashtu edhe për personat që duan forma sa më të mira trupore konsumimi i këtyre kalorive nuk është zgjedhja më e mirë.  Por janë një sërë udhqimesh me pak kalori të cilat mund të konsumohen pa frikën e shtimit të peshë apo anës shëndetësore.

1.Sallatë jeshile

Sallata jeshile ka kalori jashtëzakonisht të ulëta dhe përmbajtje të lartë të ujit, por është një burim i shkëlqyer i vitaminës A, K dhe C.

2.Luleshtrydhe

Ato kanë shumë pak kalori dhe janë një nga ushqimet më të mira për humbje peshe. Luleshtrydhet shërbejnë për disa përfitime shëndetësore, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit

 3.Turshi

Turshitë janë një nga ushqimet e preferuara për të gjithë ata që duan të mbajnë dietë, pasi kanë zero kalori.

4.Kastravecat

Kastravecat kanë rreth 90% ujë në përbërje dhe si pasojë nuk kanë fare kalori.

5.Kajsi

Të ëmbla, të lëngshme dhe perfekte për të gjithë ata që duhet të kujdesen për kaloritë e tepërta.

6.Kungulli

Kungulli është një nga perimet e verës më të shëndetshëm dhe më me pak kalori që mund të gjeni.

7.Domatja

Domatet mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës, sipas një studimi të publikuar në “Journal of Lifestyle of America”. Gjithashtu janë një nga perimet më të njohura të cilat ndihmojnë në humbjen e peshës.

8.Pjepri          

Pjepri përmban shumë vitamina dhe minerale që mund të ndihmojnë në parandalimin e problemeve të syve.