23:19 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ushqimet pa gluten as nuk shtojnë as nuk ulin në peshë

Dieta me ushqime pa gluten nuk ndihmon të ulësh ne peshë, sikurse pretendohet nga disa studime, por as të shton.

Kjo del nga një studim italian i drejtuar nga AIC (associazione italiana celiachia) realizuar mbi 600 elemente ushqimore te disa prodhimeve.

Kështu me në fund këto produkte çlirohen nga miti se ato çojnë në shëndoshje më shumë se sa produktet e tjera te ngjashme me to nga pikëpamja kalorike.

“Ushqimet me gluten nuk duhet te demonizohen, pasi ato nga pikëpamja kalorike janë te ngjashme me prodhime te tjera ushqimoreanaloge”, thotë Giuseppe Di Fabio, President i AIC.