75 Mall Live Search
19:14 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Ushqimet që duhet ngrënë gratë shtatzëna

Është normale që gjatë shtatzënisë kërkesat e trupit të ndryshojnë, duke nënkuptuar nevojën për proteina, vitamina dhe minerale shtesë.

Në të vërtetë, gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë, trupi mund të ketë nevojë për një shtesë prej 300-500 kalorish çdo ditë, duke përmbushur nevojat kalorike të nënës dhe bebes në bark.

Gjatë muajve të gjidhënies nëna duhet të ketë përafërsisht për të njëjtën sasi kalorike ekstra çdo ditë pas lindjes.

Duke analizuar shumë lëndë ushqyese që kërkohen gjatë shtatzënisë, Bright Side ka përgatitur një listë të ushqimeve që nënat shtatzëna duhet të hanë gjatë pritjes së ëmbël:

Javët e para

Gjatë javës të para të shtatzënisë, ajo që do të hani do të shërbejë si rezervë ushqyese për ju dhe fëmijën tuaj. Prandaj është e rëndësishme të grumbulloni të gjithë ushqyesit e nevojshëm.

Ushqimet e pasura me acid folik janë gjëja e duhur për të ngrënë në këtë fazë pasi ato ndihmojnë në zhvillimin e hershëm të shpinës.

Ushqimet me zarzavate gjithashtu mund të ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve në mëngjes pasi ato janë të pasura me magnez.

– zarzavate me gjethe

– brokoli

– vezë

– bishtajore

Java e 4 deri në 12

Rreth javës së 6-të të shtatzënisë tuaj, qelizat e kuqe të gjakut të foshnjës fillojnë të formohen dhe zemra e tyre fillon të pompojë. Në këtë fazë, ju duhet të konsumoni ushqime të pasura me hekur për të ndihmuar procesin.

Hekuri i gjetur në ushqimet jo-vegjetariane pranohet më lehtë nga trupi, megjithatë, nëse jeni vegjetarian, mund ta përshpejtoni procesin e thithjes së hekurit duke pirë lëngje frutash si lëngu i portokallit që janë të pasura me vitaminë C.

– vezë

– mish

– ushqime deti

– qumësht

Java e 12-28

Kjo është një fazë vendimtare ku foshnja fillon të zhvillohet me shpejtësi. Keni nevojë për shumë lëndë ushqyese në këtë periudhë.

– patate të ëmbla

– spinaq

– sardele

Kalciumi për zhvillimin dhe përforcimin e eshtrave:

– qumësht

– kos

– djathë

Zink për prodhimin, riparimin dhe funksionimin e ADN-së:

– mish i kuq

– arra

– produktet e qumështit

Java e 29-40

Teksa i afroheni javëve të fundit të shtatzënisë, ka shumë gjëra që duhet të shtoni në dietën tuaj.

Vitamina K për të ndihmuar me mpiksjen e gjakut:

– lakër e gjelbër

– spinaq

– brokoli

– lulelakër

Kalcium dhe magnez për kocka më të forta:

– qumësht

– djathë

– bishtajore

– avokado

– banane

– mjedër

Pas lindjes

Është shumë e rëndësishme që të kujdeseni për veten pas lindjes. Ajo që do të hani, do të ndikojë në lëndët ushqyese që fëmija merr përmes gjirit. Plus, është e rëndësishme ta mbani veten të shëndetshëm.

Bakri për të ndihmuar në reduktimin e inflamacionit:

– farat e susamit

– bajame

– arra

– patate të ëmbla

– karota