12:01 / E Diele, 23 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ushqimet që janë ‘armiq’ të dobësimit

Disa nga ushqimet mund t’i mendoni si ‘miq’ të dobësimit mirëpo sipas hulumtimeve të bëra, ato vetëm sa ju shtojnë peshë.

Smoothie. Ajo mund të jetë e shëndetshme, por në fakt përmban shumë sheqer. Nga ana tjetër këto pije të blera mund të kenë edhe qumësht ose konservues. Mos i blini në dyqan, por përgatitini vetë në shtëpi duke përdorur bananen si ëmbëlsues.

Produktet me 0% yndyrë. Në këto produkte ka patjetër një përbërës që zëvendëson yndyrën dhe nuk ndihmon në dobësim. Zgjidhini më mirë produktet që përmbajn më pak yndyrë.

Lëngjet e frutave. Pjesa më e madhe e tyre përbëhen nga uji dhe sheqerna të aromatizuara që në fakt të shëndoshin. Më e mira është ta bëni vetë lëngun e frutave.