17:05 / E Diele, 11 Tetor 2020

Ushqimet që ndihmojnë në largimin e celulitit

Celuliti shpesh është ankthi më i keq i një gruaje.

Por, çfarë është celuliti?

Përveç të qenit një bezdi e madhe për gratë e të gjitha moshave, formave dhe madhësive, celuliti është në të vërtetë depozita yndyrore nën lëkurë që duket keq. Pjesët e trupit më të prira për të pasur celulit janë duart, pjesa lartë, barku dhe këmbët me kofshë.

Ja cilat ushqime duhet shmangur!

Shmangia e disa ushqimeve mund të ndihmojë në minimizimin e shfaqjes së celulitit.

Studimet kanë treguar se gratë që kanë dietë me kalori më të ulët kanë më pak problem me celulitin. Meqë është depozita yndyrore shkaku themelor i celuliti, shmangia e  sheqerit dhe ushqimeve me yndyrë të lartë mund të jetë gjithashtu e dobishme.

Gjithashtu shmangni:

Pijet e gazuara

Kafeinën

Alkoolin

Ushqimet që duhet konsumuar:

Përveç shmangies së disa ushqimeve, ka edhe ushqime që janë të mira për të konsumuar. Duke ngrënë ushqime të caktuara, shëndeti i lëkurës suaj mund të përmirësohet dhe celuliti mund të reduktohet në masë të madhe. Në vend që të hani gjithë kohës mish të kuq, zëvendësojeni me pulë ose peshk.

Vaji i peshkut ka shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë vetitë antioksiduese. Duke pastruar trupin tuaj nga toksinat,ju do të përmirësoni shëndetin dhe pamjen e lëkurës tuaj. Hani sa më shumë fruta dhe perime. Gjithashtu është e rëndësishme të pini shumë ujë.