18:53 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ushqimet që ndihmojnë shikimin tuaj, përderisa po plakeni

Përderisa në rritemi, shikimi ynë tenton të përkeqësohet- e kjo është vetëm njëra nga shenjat e bezdisshme të plakjes.

Por, siç e kam zbuluar kohëve të fundit, ajo që hani mund të ketë një ndikim befasues në atë se sa i mirë është shikimi juaj.

Rreth shtatë vjet më parë filluan të më shfaqen shenjat e para të problemeve me sy të cilat i injorova.

Ajo që unë nuk e kuptoja në atë kohë ishte se ato shenja të para mund të kenë qenë shenja të  problemeve tjera siç është sheqeri i lartë në gjak- diabeti.

Lloji i ushqimit që përdorni mund t’ju mbrojë edhe kundër diçkaje të quajtur degjenerim makular të lidhur me moshën, shkaku kryesor i verbërisë.

Ajo që duhet të konsumoni më shumë janë ushqimet e gjelbra, specat dhe trofta.

Këto ushqime do ju ndihmojnë për një shikim më të mirë gjatë kohës që ju jeni duke u plakur./Indeksonline/