12:09 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / k.v

Ushqimet që përkeqësojnë ankthin

Nëse vuani nga sulme rutinë të ankthit, është koha për hedhur një vështrim të ushqimeve që i konsumoni çdo ditë.

Megjithëse dieta në vetvete nuk shkakton ankth, hulumtimi thotë se mund të përkeqësojë simptomat në të sëmurët. Këtu është një listë e ushqimeve që duhet të ndaloni së ngrëni nëse doni të mbani ankthin lart, transmeton Indeksonline.

Kafe: Nëse e doni kafenë dhe konsumimi i saj kalon masat normale, është mirë të hiqni dorë nga një gjë e tillë. Përmbajtja e lartë e kafeinës mund të shkaktojë dridhje dhe konfuzion tek njerëzit që vuajnë nga ankthi.

Ushqimet e përpunuara: Patatet e skuqura, biskota, salsiçe dhe ëmbëlsira, të gjitha këto janë të ngarkuar me yndyra dhe sheqerna të cilat mund të përkeqësojnë ankthin. Studimet kanë zbuluar se njerëzit që konsumojnë më shumë sheqer në dietat e tyre janë më të prirur ndaj depresionit dhe ankthit.

Karamele dhe ëmbëlsirat e tjera me sheqer: Meqenëse sheqeri absorbohet shpejt në rrymën e gjakut, përkohësisht mund të rrisë nivelin tuaj të energjisë. Por shumë shpejt, ju mund të ndiheni të lodhur dhe të plogësht.

Kola: Pijet e gazuara siç është koha, kanë janë gjithashtu të larta në kafeinë, një armik i betuar i ankthit. Ajo gjithashtu përmban nivele të larta sheqeri, të cilat mund të përkeqësojnë aftësinë tuaj për të përballuar ankthin./Indeksonline/