08:17 / E Martë, 11 Shkurt 2020

Ushqimet që preferohen gjatë stinës së dimrit

Me ardhjen e sezonit të ftohtë, sistemi ynë imunitar dobësohet e megjithatë ka jo pak mënyra natyrale që mund të lehtësojnë simptomat nëse prekeni nga viruset. Ushqimet  luajnë një rol të rëndësishëm në këtë rast, duke forcuar sistemin imunitar dhe gjendjen e përgjithshme fizike tonën.

Por, cilat janë ushqimet që forcojnë sistemin imunitar dhe na përgatitur për t’u përballur më të sëmundjet e sezonit?

Agrumet

Të pasura në vitaminë C, agrumet duhet të konsumohen në sasi të konsidereshme, që të luajnë një rol thelbësor në forcimin e sistemit imunitar. Veç frutave e perimeve që mund t;i shtoni në dietë gjithashtu mund të merrni dhe suplemete me vitaminë C dhe zink.

Karota

Karota e pasur me beta-carotene (zakonisht të gjitha ushqimet ngjyrë të kuqe në portokalli – janë nxitës  të shkëlqyer të sistemit imunitar). Beta-carotene , ky antioksidant i fuqishëm mund të luftojë  infeksionet duke ndihmuar në eliminimin e radikaleve të lira, kryesisht përgjegjëse për plakjen qelizore.

Hudhra

Edhe hudhra luan një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar. Ka aftësin për të stimuluar shumëzimin e qelizave që luftojnë viruset dhe infeksioneve.

Lakër e kuqe

Në sajë të vitaminës C, lakra e kuqe ndihmon në mbrojtjen e sistemit të frymëmarrjes dhe forcon aktivitetin e qelizave të bardha të gjakut, duke ndihmuar në forcimin e sistemit imunitar

Bajamet

Bajamet dhe frutat e thata në përgjithësi, janë shumë të pasura me vitaminë E dhe antioksidantë, të fuqishëm kundër sëmundjeve sezonale dhe infeksionet e aparatit respirator.