75 Mall Live Search
22:54 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Ushqimi i kafshëve për shkollën e bujqësisë, komunës së Gjilanit i kushton mbi 60 mijë euro!

Komuna e Gjilanit e cila udhëhiqet nga Lutfi Haziri ka nënshkruar kontratën e radhës për këtë muaj.

Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Furnizim me ushqim për kafshë për SH.M.A.T ‘Arbëria’”, ka kushtuar hiç më pak se 60 mijë e 158 euro.

Poashtu bëhet e ditur se vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 55 mijë euro.

Kohëzgjatja e marrëveshjes kornizë është për 36 muaj, derisa vendodhja kryesore e punëve është në shkollën e mesme “Arbëria”, në Gjilan.

Në kontratë poashtu bëhet e ditur se N.T.SH “Fauna”, është emri i operatorit ekonomik të cilit i është dhënë kontrata.

Në kontratën e publikuar nuk specifikohen produktet dhe as vlera e çmimit të tyre./Indeksonline/