07:55 / E Enjte, 04 Nëntor 2021 / C E

Ushqimi ideal që duhet të hani në mëngjes për humbje peshe

Nuk mjafton të hani mëngjes për të pasur energji dhe për të frenuar oreksin, por duhet të bëni edhe zgjedhje dietike “të zgjuara”. Nëse e nisni ditën me drithëra me sheqer apo një briosh, me siguri do të ndiheni të uritur shumë shpejt. Ky “problem” mund të zgjidhet vetëm me një ndryshim: shtoni pak proteina në mëngjesin tuaj.

Proteina nuk është vetëm e mirë për ndërtimin e muskujve, por gjithashtu mund t’ju mbajë të ngopur për shumë më gjatë. Vezët janë pothuajse sinonim i proteinave. Duke marrë parasysh se sa proteina ka një vezë – gjashtë gram në një vezë të madhe – është një opsion i mirë në mëngjes.

Me pak kalori (rreth 70 kalori për vezë) dhe të pasura me vitamina dhe minerale, vezët janë një nga ato ushqime që nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj, pavarësisht nëse qëllimi është rritja e masës muskulore apo humbja e peshës. Në fakt, vezët përmbajnë lëndë ushqyese të rëndësishme që mund të mungojnë në dietën tuaj, siç është kolina.

Të verdhat e vezëve janë një nga burimet më të mira të kësaj lënde ushqyese që mbështet shëndetin e trurit.