14:44 / E Diele, 30 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ushqyerja me gji ndikon edhe në numrin e fëmijëve që do të keni

Sipas një studimi gjidhënia nuk ndikon vetëm në shëndetin e nënes apo fëmijës por edhe në numrin e fëmijëve që çifti do të bëjë. Nënat që zgjedhin të ushqejnë me gji bëjnë edhe më tepër fëmijë. Këtë e pohojnë rezultatet e një studimi të kryer nga Cornell university në gati 3600 gra.

Receta me kombinime të avokados për fëmijët tuaj

Krimbat e barkut tek fëmijët, si t’i trajtoni në mënyrë natyrale
Gjidhënia nuk sjell përfitime vetëm në krijimin e një familje të madhe por ka vlera të mëdha edhe nga ana e ushqyerjes. Të mos harrojmë se gjidhënia është procesi që mundëson ushqimin më të mirë për fëmijën me kosto zero. Ushqyerja me gji gjithashtu e mbron fëmijën edhe nga patologji të ndryshme dhe infeksione gastro-intestinale apo respiatore.

(Për të mësuar më shumë për komplikimet e shtatzënisë Klikoni KËTU)

Gjidhënia i siguron fëmijës një jetë më të shëndetshme jo vetëm në fëmijëri. Edhe në moshe madhore gjidhenia e mbron dhe parandalon shumë sëmundje kardiovaskulare. Shkenca thotë se gjidhënia ul ndjeshëm numrin e vdekjeve të papritura të laktantit (SIDS), kjo deri në 73%.

Gjidhënia sjell përfitime në shëndetin e gjirit të nënës, ulet rreziku i shfaqjes se depresionit post-partum si edhe hemorragjive.