Ushtar Kosove, në dy krahët bartë fëmijët për t’i larguar nga uji

Rrugët e Kosovës vazhdojnë të jenë të mbushura me ujë, teksa në disa vende ka edhe dëme të mëdha materiale, si pasojë e reshjeve të shiut dhe borës.
Por, në ndihmë të qytetarëve, janë përherë edhe ushtarët e FSK-së, transmeton IndeksOnline.
Një fotografi po qarkullon në rrjete sociale, ku shihet një ushtar, i cili në dy krahët ka dy fëmijë, të cilët po i ndihmon ta kalojnë rrugën e mbushur nga uji.
Pamje të tilla kemi parë edhe nga zjarrfikësit, të cilët janë në dispozicion 24 orë për menaxhimin e situatës./Indeksonline
