17:45 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Ushtarakët shqiptarë i rikthehen detyrës pas incidentit me dy viktima në Letoni

Grupi i ushtarakëve shqiptarë që ndodhen me detyrë në Letoni i është kthyer aktivitetit normal pas incidentit me dy të vdekur disa ditë më parë.

Komandat e vendeve të NATO-s që shërben në Letoni ka bërë një publikim përmes rrjetit social Facebook duke njoftuar se grupi i xhenierëve shqiptar ka vijuar sot normalisht aktivitetin duke kryer edhe stërvitjen e parashikuar.

Në 6 maj në Camp Adazi të Letonisë humbi jetën Nëntetarja Zarife Hasanaj ndërsa u plagos rendë Major Klodian Tanushi, i cili ndërroi jetë disa ditë më vonë.

Shkak i tragjedisë ishte shpërthimi i një eksplozivi.