Ushtaraku i njohur Dritan Demiraj takohet me Albin Kurtin: Strategjia për NATO-n dhe siguria kombëtare

Ushtaraku i famshëm nga Shqipëria, Dritan Demiraj po qëndron për një vizitë në Kosovë.
Ai ka zhvilluar një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin si dhe deputeten, Shqipe Selimin, bashkëshorten e Rexhep Selimit.

Postimi i plotë:
Te nderuar miq!
Pritjen ne seline e qeverise te Kosoves nga kryeministri Albin Kurti se bashku me nje pjese te ministrave te qeverise se tij e konsideroj si nje vleresim dhe respekt i madh per mua.
Gjate ketij takimi biseduam gjeresisht per rritjen e bashkepunimit te qeverise me komunitetin e diaspores Shqiptaro-Amerikane ne te gjitha fushat me interes kombetar.
Ajo qe me beri pershtypje perveç te tjerave si diçka shume pozitive, ishin njohurite e thella dhe gjitheperfshirese te KM Kurti ne fushen e mbrojtjes dhe te sigurise, se bashku me vendosmerine per te rritur sipas kerkeses te SHBA-ve nivelin investimeve ne infrastrukturen e mbrojtjes.
KM Kurti shprehu mbeshtetjen per disa propozime ne kete fushe dhe bashkepunim per te krijuar nje doktrine dhe strategji ushtarake e cila garanton me tej sovranitetin territorial, rritjen e aftesive dhe te kapaciteteve operacionale dhe te integrimit me strukturat e NATO-s ne bashkepunim te ngushte me Ministrine e Mbrojtjes dhe partnerin tone strategjik SHBA-te me objektiv te qarte anetaresimin sa me te shpejte ne NATO.
Edhe diskutimi me ministrin Maqedonsi ne kete kendveshtrim ishte shume konstruktiv.
I deklarova z. Kurti me shume pergjegjesi qe ngelem i perkushtuar qe ne çdo rast qe te jete e nevojshme te kontriboj me te gjitha njohurite e mia ne fushen e sigurise publike dhe kombetare.
Duke shfrytezuar kete mundesi, i dhurova z. Kurti kater librat e fundit te botuar ne fushen e gjeopolitikes dhe te gjeostrategjise.
Nderkohe shpresoj qe te gjitha forcat politike sa me shpejte te gjejne nje zgjidhje me qellim krijimin e qeverise te re per vazhdimin e reformave aq te domosdoshme per mirefunksionimin e vendit dhe zbatimin e vullnetit politik te shumices.