Ushtarakut i ndodhi e papritura, gjatë largimit të arkivolit të mbretëreshës angleze

Një moment i papritur ka ndodhur derisa arkivoli i mbretëreshës së ndjerë të Anglisë largohet nga Katedralja e Shën Giles në Edinburg. Një ushtarak mbretëror është alivanosur dhe i njëjti me shpejtësi është larguar nga rreshti.

Kompania Mbretërore e Shigjetarëve kishte qëndruar jashtë Katedrales në pritje për të marshuar pranë arkivolit të Mbretëreshës, transmeton Indeksonline

“Daily Mail” ka publikuar pamjet të cilat tregojnë momentin e ngjarjes.
Ushtaraku i trullosur më pas u pa i ulur larg nga sytë pas statujës së Walter Montagu Douglas Scott.
Video: