75 Mall Live Search
17:02 / E Enjte, 04 Prill 2019 / indeksADMonline

Ushtarë shqiptarë në veri të Mitrovicës, serbët të shqetësuar

Rreth 40 ushtarë të KFOR-it, mes tyre edhe pjesëtarët të Ushtrisë shqiptare janë parë sot nëpër rrugët kryesore të Mitrovicës veriore, njofton gazeta serbe “Blic”.

Burime të “Blic” brenda veriut, thonë se paraqitja e ushtarëve shqiptarë ka shkaktuar shqetësim në veri të Kosovës.

Ushtarët kanë qëndruar në urën kryesore, pastaj kanë dalur edhe në shëtitoren e Mitrovicës.

“Deri më tani dicka e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Në mesin e ushtarëve të KFOR-it ka pasur shumë pjesëtarë të Ushtrisë shqiptare, ata kanë pasur shenjat e oficerit. Prania e ushtarëve shqiptarë ka shkaktuar shqetësime”, kanë thënë burime të gazetës “Blic”.

Sipas asaj që njofton “Blic”, në përbërjen e KFOR-it në Mitrovicë është planifikuar që të jenë 300 ushtarë të Shqipërisë. Burimi i Blicit ka shtuar se “kjo shëtitje e ushtarëve nga Shqipëria është matje e pulsit për reagim të mundshëm në veri”. /IndeksOnline/