75 Mall Live Search
17:50 / E Enjte, 23 Prill 2026 / Z S

Ushtarët çekë, moldavë dhe italianë të KFOR-it patrullojnë në Prishtinë

Ushtarë çekë, moldavë dhe italianë të angazhuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe të KFOR kanë zhvilluar patrulla në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, këto aktivitete synojnë ruajtjen e një mjedisi të sigurt, rritjen e ndërveprimit me komunitetin dhe forcimin e bashkëpunimit në terren.

KFOR thekson se patrullat janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për të garantuar siguri dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë./Indeksonline/