75 Mall Live Search
15:13 / E Enjte, 10 Tetor 2024 / Z S

Ushtarët e FSK-së realizojnë me sukses trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla”

Komanda e Forcave Tokësore në kuadër të planit të trajnimeve dhe ngritjes së kapaciteteve luftarake ka realizuar me sukses Trajnimin Taktika me Njësi te Vogla.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Komanda e Forcave Tokësore në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake ka vazhduar të realizoj me profesionalizëm, përkushtim dhe disipline trajnime të nivelit të avancuar për të arritur qëllimin dhe objektivat FSK-së, me qëllim të përmbushjes së misionit mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës,” thuhet në njoftimin e FSK-së.

Theksojmë se Trajnimi Taktika me Njësi të Vogla (TTNJV) është një ndër trajnimet më specifike dhe të veçanta që realizon Komanda e Forcave Tokësore (KFT), i adaptuar nga programi trajnues Pri-Rengjers i Ushtrisë Amerikane./Indeksonline/