Ushtarët e Kosovës nderojnë heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu

Me rastin e 31 vjetorit të rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, homazhe të shumta po kryhen nga krerë shtetëror e nga qytetarë të shumtë, raporton IndeksOnline.
Ne mesin e atyre që sot po nderojnë Zhitinë e Fazliun për tërë kontributin e dhënë në çështjen kombëtare, janë edhe ushtarët tanë.
Janë këta pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që po nderojnë Afrim Zhitinë e Fahriu Fazliun, duke qëndruar pranë banesës ku ata u vranë,dhe aty tani janë të vendosura pllakat përkujtimore me emrat dhe fotografitë e tyre.
31 më parë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, në luftime të pabarabarta me forcat e armikut, ranë heroikisht Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Afrimi e Fahriu ranë në altarin e lirisë pas një rezistence disa orësh ndaj një rrethimi të hekurt të policisë dhe ushtrisë serbe.
IndeksOnline ju sjell pamje:


