75 Mall Live Search
18:21 / E Enjte, 16 Tetor 2025 / Z S

Ushtarët e Kosovës në trajnim të përbashkët me ShBA-në, Shqipërinë e Kroacinë

Ushtarët nga Kosova, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kroacia, kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët me qëllim forcimin e aftësive ndërvepruese dhe operacionale, dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet forcave aleate dhe partnere.

Kështu bëri të ditur Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjenerallejtënant Arben Kingji.

“Me këtë rast, shpreh urimet më të përzemërta për gjithë personelin e Forcave Speciale me rastin e 27-vjetorit të krijimit”, ka shkruar Kingji në Facebook.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "TORZ SPECIAL SPECIAL FORCE AIRBORNE"

“Forcat Speciale përfaqësojnë profesionalizmin, përkushtimin dhe dinjitetin më të lartë të Forcave të Armatosura dhe janë një burim krenarie kombëtare. Faleminderit për shërbimin dhe kontributin tuaj të çmuar në mbrojtje të sigurisë kombëtare dhe vlerave të Aleancës”./Indeksonline/