Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë në Kosovë të paktën edhe vitin e ardhëm
Qeveria gjermane ka vendosur që ushtarët e saj do të qëndrojnë në Kosovë brenda misionit të KFOR-it edhe për vitin e ardhshëm.
Siç thuhet në vendimin e qeverisë gjermane, gjendja në Kosovë në përgjithësi është e qetë dhe stabile, por ka ende potencial për konflikte, kryesisht në veri, thuhet në një raportim nga DË, transmeton Indeksonline.
20 vite pas përfundimit të luftës në Kosovë, numri i ushtarëve gjerman në Kosovë do të reduktohet nga 800 në 400 ushtarë, të cilët janë në gjendje për të reaguar në çfarë përkeqësimi të papritur të situatës së sigurisë në Kosovë./Indeksonline/