Ushtarët grekë të KFOR-it stërviten për t’u përballur me trazira në kamp në Novosellë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se ushtarët grekë e kanë kryer një stërvitje në kampin e Novosellës.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se trajnimi ishte për Kontrollin e trazirave të turmave dhe heqjen e pengesave.
“Ushtarët grekë nga Batalioni i 2-të i Forcave Rezervë Operacionale Shumëkombëshe kryen një stërvitje stërvitore për Kontrollin e trazirave të turmave dhe heqjen e pengesave në kampin e Novosellës.
“Trajnimi u mbështet nga ushtarët e Batalionit të Rezervës Taktike të Hungarisë të KFOR-it, të cilët i ndihmuan ata të njihedhin me teknikat, taktikat dhe procedurat specifike për këto lloj ushtrimesh”, thuhet në njoftim.