75 Mall Live Search
12:36 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / S Z

Ushtarët italianë të KFOR-it me patrulla në tërë Kosovën

Ushtarët italianë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndimi të misionit të KFOR-it, po vazhdojnë të zhvillojnë patrulla të rregullta në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe kufirin në veri të vendit.

Në njoftim bëhet e ditur se këto patrulla janë zhvilluar si ditën, ashtu edhe natën.

“Këto aktivitete pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.