Ushtarët italianë të KFOR-it shihen duke patrulluar përgjatë vijës kufitare administrative në Istog

Ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë përgjatë vijës kufitare administrative në Istog, publikojnë edhe pamje
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se ushtarët italianë kanë kryer patrullime të rregullta përgjatë vijës kufitare administrative në komunën e Istogut.
Siç shkruan në njoftim të tyre në Facebook, patrullimet janë pjesë e aktiviteteve të përditshme të KFOR-it. “Këto patrulla janë pjesë e aktiviteteve të përditshme të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e bërë në Facebook.