23:58 / E Hënë, 25 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Ushtarët izraelitë pozicionohen pranë kufirit me Gazën (FOTO)

Mediat e huaja kanë shfaqur imazhe të ushtarëve izraelitë pranë kufirit të Gazës në jug të Izraelit.

Më herët, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të zgjerojë ofensivën e tij tokësore në Gaza në ditët në vijim, shkruan Sky News.

Duke folur me anëtarët e Partisë së tij Likud, Netanyahu tha se lufta “nuk është afër përfundimit”.

Ai foli pasi u kthye nga një vizitë në trupat që luftonin brenda Gazës dhe ndërsa Egjipti po jep një propozim për t’i dhënë fund luftës Izrael-Hamas.