75 Mall Live Search
09:26 / E Enjte, 30 Janar 2025 / FR

Ushtarët letonezë patrullojnë në Zubin-Potok

Ushtarët letonezë të misionit të KFOR-it në Kosovë,  kanë kryer patrullime rutinore në Zubin-Potok, për të siguruar stabilitetin dhe lirinë e lëvizjes në zonë.

Sipas një njoftimi nga ana e KFOR-it, këto patrullime janë përpjekje e misionit të përditshëm për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”.