20:18 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ushtarët optimist, kanë më pak gjasa të vuajnë nga sëmundje të ndryshme pas misioneve

Ushtarët që shfaqin optimizën të lartë përpara vendosjes, kishin më pak gjasa të zhvillonin dhimbje kronike pasi u dërguan në Afganistan dhe Irak se sa ata që ishin më pesimistë, zbulon një studim i ri.

Ushtarët amerikanë, të cilët ishin më pesimistë, kishin 35 për qind më shumë gjasa të raportonin për dhimbje të ndryshme,ose dhimbje të shpeshta të kokës pas kthimit nga vendosja në shtëpi, krhasuar me ata që ishin më optimistë, raporton ekipi i studimit në JAMA Netëork Open.

“Ne kemi gjetur se optimizmi ishte mbrojtës për ushtarët edhe kur ata ishin të ekspozar për të luftur ose të për pasur plagosje personale gjatë luftimeve”, tha autori kryesor i studimit Afton Hassett, një shkencëtr hulumtues i asociuar në departamentin e anesteziologjisë në Universitetin e Micigani në Ann Arbor./Indeksonline/