08:24 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

Ushtarëve të FSK-së sot u drejtohen presidenti Thaçi, kryeministri Kurti e kryeparlamentarja Osmani

Sot nis Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

22 vjetori i kësaj epopeje, mbahet këtë vit nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Në orën 09:00 do të mbahet Seanca Solemene e Kuvendit, drejtuar nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ndërsa deputetëve do t’u drejtohet kryeministri Albin Kurti, përcjellë Indeksonline.

Ndërsa, me fillim nga ora 12:00 do të bëhet parakalimi i Ushtrisë. E, trupave të FSK-së në kazermën “Adem Jashari”, do t’u drejtohen me fjalime, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Aktivitetet do të vazhdojnë deri me ndezjen e zjarreve më 7 mars, në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, ku do të mbahet edhe një koncert artistik-kulturor në sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj.

Ky është organizimi i qeverisë për Epopenë e UÇK-së: