75 Mall Live Search
18:35 / E Martë, 09 Dhjetor 2025 / MSH1

Ushtari britanik vdes në Ukrainë

Një pjesëtar i forcave të armatosura britanike ka vdekur në një aksident në Ukrainë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë Ministria e Mbrojtjes, që deklaroi se ushtari vdiq pasi u lëndua në një aksident tragjik, teksa po vështronte testimet e ushtrisë ukrainase, në një ushtrim mbrojtës.

Familja e të ndjerit është njoftuar për humbjen e tij.

Sekretari i Mbrojtjes, John Healey, tha se ishte i tronditur nga lajmi, duke qëndruar pranë familjes, kolegëve dhe miqve të viktimës.

Roli dhe departamenti ne të cilin ka shërbyer ushtaraku në fjalë nuk janë bërë të ditura.