17:49 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Ushtari britanik vritet nga elefanti

Ushtari britanik, i quajtur Mathew Talbot, është vrarë nga një elefant në një park kafshësh të egra.

Më saktësisht, ai vdiq në një operacion kundër gjuetisë në Malavi. Talbot, 23-vjec, u shkel me këmbë nga elefanti gjatë një operacioni për të ndaluar vrasjen e paligjshme të kafshëve të egra.

Kjo është vdekja e parë në operacionet ushtarake të këtij lloji.

Mathew është përshkruar si një individ jashtëzakonisht i sjellshëm dhe miqësor. Në Malavi, ai u miqësua me vendasit dhe mësoi shumë shpejt gjuhën e tyre, raporton BBC.

Ushtari gjithashtu i pëlqente të bënte fotografi dhe dokumentoi punën e tij me albume të panumërta. /IndeksOnline/