75 Mall Live Search
12:32 / E Premte, 01 Mars 2024 / S Z

Ushtari gjerman vret katër persona, në mesin e tyre një fëmijë

Është arrestuar një ushtar në Gjermani i cili dyshohet se ka qëlluar për vdekje katër persona në distriktin Rotenburg, përfshirë një fëmijë.

Viktimat janë të moshave 3 vjeç, 30 dhe 33 vjeç si dhe 55 vjeç.

Sipas policisë, i dyshuari është dorëzuar menjëherë pas kryerjes së aktit, ku më pas u arrestua në kazermat në Rotenberg, shkruan NDR, transmeton Klankosova.tv.

Motivi është aktualisht i paqartë dhe nuk dihet se çfarë marrëdhënie ka pasur autori i dyshuar me viktimat.