12:13 / E Martë, 09 Mars 2021 / AR

Ushtari i FSK-së me maskë të UÇK-së

Në kohën kur krerët e UÇK-së po akuzohen për krime lufte, FSK-ja po merr pjesë në misione paqësore jashtë vendit, shkruan Indeksonline.

Sot u mbajt edhe ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësor, në Kuvajt.

Në këtë ditë historike, vëmendje mori një ushtar që do të jetë pjesë e këtij misioni, maska kundër Covidit-19 e të cilit mbante emblemën e UÇK-së.

Vjosa Osmani në cilësinë e komandates supreme e tha një mesazh në këtë ditë historike. “Mesazhi për ta dhënë në këtë ditë historike, Zoti ju ruajt dhe faleminderit!”.

Ndërsa ministri në detyrë i Mbrojtes, Anton Quni e krahasoi zbarkimin e FSK-së në Kuvajt, me atë të Neil Armstrongut, në Hënë.

Quni u ndi krenar me këtë arritje, pasi që flamuri i Kosovës po lartësohet krahas flamujve të ushtrive më të fuqishme./Indeksonline/