75 Mall Live Search
08:26 / E Premte, 07 Nëntor 2025 / Z S

Ushtari rus dënohet me burgim të përjetshëm nga Ukraina

Një gjykatë ukrainase ka dhënë dënimin e parë me burgim të përjetshëm kundër një ushtari rus të akuzuar për vrasjen e një të burgosuri lufte ukrainas.

Dmitry Kurashov, 27 vjeç, u shpall fajtor për vrasjen e Vitalii Hodniuk-ut, një ushtar veteran 41-vjeçar ukrainas i cili ishte dorëzuar pas kapjes në vitin 2024.

Policia kombëtare e Ukrainës tha se “raportet e ekspertëve, dëshmitë e dëshmitarëve dhe pamjet video nga vendi i ngjarjes konfirmuan se ushtari rus vrau qëllimisht të burgosurin e luftës me urdhër të komandantëve të tij, të cilët i kishin udhëzuar trupat të mos merrnin robër ushtarë ukrainas”, raporton BBC-i.

Në një gjyq që zgjati disa muaj dhe që filloi më herët këtë vit, gjykata dëgjoi se si njësia e Kurashov sulmoi një pozicion ukrainas në rajonin e Zaporizhzhias mëngjesin e 6 janarit 2024./Indeksonline/