15:53 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / A. S

Ushtarja amerikane burgoset me 23 vjet për rrjedhje të informacioneve te i dashuri në Irak

Mariam Thompson, gjuhëtare e ushtrisë amerikane është burgosur me 23 vjet për kalimin e informacionit të klasifikuar tek një shtetas i huaj i lidhur me grupin militant islamik libanez Hezbollah.

62-vjeçarja, pranoi se i kishte ndarë emrat e informatorëve amerikanë në Irak një burri me të cilin ishte e lidhur romantikisht.

Ajo tha se kishte qenë e dëshpëruar që dikush ta donte në pleqërinë e saj dhe nuk deshi të dëmtojë askënd, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Prokurorët thanë se ajo e dinte se po vinte burimet dhe trupat amerikane në rrezik.

Në 2017, ajo u përfshi romantikisht me një burrë i cili tha se ai kishte lidhje me Hezbollah dhe qeverinë libaneze, thanë prokurorët.

“Dënimi i Thompson pasqyron seriozitetin e shkeljes së saj të besimit të popullit amerikan, të burimeve njerëzore që ajo rrezikoi dhe të trupave që punuan në krah të saj si miq dhe kolegë,” ka thënë John Demers, kreu i sektorit të sigurimit kombëtar të Departamentit të Drejtësisë.

Thompson zhvilloi një marrëdhënie të ngushtë me burrin, me të cilin ajo komunikoi në aplikacione të sigurta për video dhe mesazhe.

Prokurorët thanë se operacionet ushtarake të SHBA-së në Irak e shtynë Thompsonin t’i kalojë informacione të ndjeshme burrit në vitin 2020.