13:56 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Ushtarja e vrarë sot nga mina në Letoni kishte dhënë një mesazh javë më parë

Një minë i ka shkaktuar vdekjen Nëntetares Zarife Hasanaj duke plagosur edhe Major Klodian Tanushin dhe Rreshter Julian Kapajn gjatë misionit të tyre në kuadër të NATO-s në Letoni.

Hasanaj ishte sëbashku 8 efektivë të tjerë shqiptarë në Letoni si pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, të cilët po marrin pjesë në misionin e NATO-s.

Në faqen e Ministrisë së Mbrotjes gjendet një video e disa javëve më parë e këtij grupi ushtarakësh në Letoni, të cilët japin një mesazh për të gjithë shqiptarët me rastin e 10 Vjetorit të Shqipërisë në NATO.

E para që uron është pikërisht Nënteterja Zarife Hasanaj.

“Është hera e parë që kontribuoj në komisionet jashtë vendit dhe bëj pastrimin e zonave të infektuara nga municione të paplasura. Gëzuar Shqipëri 10 vjetorin në NATO”, shprehet ajo.