75 Mall Live Search
16:49 / E Martë, 05 Korrik 2022 / OSH

Ushtria amerikane e feston pavarësinë në Kosovë me muzikë dhe sport

Ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët shërbejnë në Kosovë e kanë shënuar 246 vjetorin e pavarësisë së vendit të tyre me shumë aktivitete.

Ata kanë organizuar aktivitete të shumta për nder të 4 korrikut.

Pjesëtarët e ushtrisë amerikane zhvilluan gara sportive në bejsboll, vrapim pesë kilometërsh, njofton Komanda Lindore e KFOR-it.

“Ushtarët e ShBA-ve janë krenarë që shërbejnë në një mision të NATO-s në Kosovë, për të ruajtur paqen dhe sigurinë për të gjitha komunitetet”.

Pavarësia e Shteteve të Bashkuara u shpall më 4 korrik 1776.