14:41 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ushtria amerikane merr produkte nga Microsoft në vlerë 480 milionë dollarë

Ushtria amerikanë ka kontraktuar kompaninë e Microsoft për tu furnizuar me 100 mijë kufje të realitetit të shtuar të modelit HoloLens. 480 milionë dollarë është vlera e fituar nga kompania Microsoft.

Kufjet e Microsoft në ushtri do të përdoren paraprakisht në stërvitje, ndërsa kompania siguron se teknologjia e shtuar e realitetit do t’u sigurojë trupave informata më të mira dhe do të jetë më lehtë për të marrë vendime.

Tenderi ka qenë i hapur, ndërsa Microsoft e ka mposhtur kompaninë Magic Leap.