Ushtria amerikane nënshkruan kontratë miliardëshe me Microsoft për kufje të realitetit virtual

Microsoft fitoi një kontratë gati 22 miliardë dollarë për të furnizuar ushtrinë amerikane me kufjet e saj të realitetit virtual, transmeton Indeksonline.
Microsoft dhe ushtria kanë njoftuar dje për këtë marrëveshje.
Teknologjia bazohet në kufjet HoloLens të Microsoft, të cilat fillimisht ishin menduar për industritë e lojërave video dhe argëtimit.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_asset/file/16012758/us_army_ivas_microsoft_hololens.jpeg)
Zyrtarët e Pentagonit e kanë përshkruar këtë teknologji si një mënyrë për të rritur ndërgjegjësimin e ushtarëve për rrethinën e tyre dhe aftësinë e tyre për të dalluar objektivat dhe rreziqet.
Uebfaqja e Ushtrisë thotë se ushtarët testuan veglat vitin e kaluar në Fort Pickett në Virxhinia, raporton Irish News.
Ata thanë se sistemi mund të ndihmojë trupat të fitojnë një avantazh “në fushat e betejës që janë gjithnjë e më urbane, të mbingarkuara, të errëta dhe të paparashikueshme”./Indeksonline/
