Ushtria amerikane rrëzon një dron iranian, në Detin Arabik
Ushtria amerikane rrëzoi të martën një dron iranian pa pilot pasi ai “iu afrua në mënyrë agresive një transportuesi aeroplanësh të Marinës Amerikane”.
Kështu deklaroi një zëdhënës i Komandës Qendrore Amerikane, për Fox News.
“USS Abraham Lincoln (CVN 72) po kalonte tranzit në Detin Arabik, afërsisht 500 milje larg bregdetit jugor të Iranit, kur një dron iranian “Shahed-139” manovroi panevojshëm drejt anijes”, shtoi kapiteni Tim Hawkins.
“Droni iranian vazhdoi të fluturonte drejt anijes, pavarësisht masave të deeskalimit të marra nga forcat amerikane që vepronin në ujërat ndërkombëtare”, tha gjithashtu CENTCOM.
“Një avion luftarak F-35C nga Abraham Lincoln qëlloi dronin iranian në vetëmbrojtje dhe për të mbrojtur aeroplanmbajtësen dhe personelin në bord.”
Hawkins tha se asnjë anëtar i shërbimit amerikan nuk u lëndua dhe asnjë pajisje amerikane nuk u dëmtua gjatë incidentit.

