Ushtria e Kosovës forcohet me automjete amerikane!

Forca e Sigurisë së Kosovës është furnizuar me automjete taktike amerikane.
Indeksonline ka siguruar disa fotografi ku shihet një numër i automjeteve “Hamvi”, në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka konfirmuar se makineritë janë të dedikuara për ushtrinë tonë.

Ndryshe, FSK-ja edhe në të kaluarën ishte furnizuar me vetura të prodhuara nga SHBA-ja. /Indeksonline/


Vlen të theksohet se Ministria e Mbrojtjes ka hapur një tender në muajin maj për furnizim me kamion të ndryshëm ushtarak.
Vlera e saj shkon mbi 4 milionë euro.


