75 Mall Live Search
12:01 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / OSH

Ushtria e Kosovës parakalon në fshatin e Avdullah Hotit, pamje krenarie

Fshati i kryeministrit Hoti, Ratkoci ka patur sot një paradë krenarie. Bëhet fjalë për parakalimin e Ushtrisë së Kosovës në mes të fshatit Ratko, komuna e Rahovecit.

Një veturë e policisë printe para dhjetëra makinave ushtarake të FSK-së.

Banorët kishin dalë në rrugë për të ndjekur nga afër këtë parakalim, ani pse për shkak të angazhimeve në detyrë mungonte më i njohuri nga ta, Avdullah Hoti./Indeksonline/