Ushtria iraniane shton fuqinë ajrore me 1 000 dronë të rinj
Ushtria iraniane ka marrë mbi 1 000 dronësh që do të përdoren nga degë të ndryshme të forcave të armatosura, sipas raportimeve të agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve Tasnim.
Kjo ndodh në një kohë të tensioneve në rritje me SHBA‑në, përkatësisht ndërsa administrata amerikane ka ngritur paralajmërime për veprime ushtarake nëse Irani refuzon të arrijë një marrëveshje bërthamore, transmeton IndeksOnline.
Komandanti i Ushtrisë iraniane, Amir Hatami, tha se forcat duhet të ruajnë avantazhin strategjik dhe të jenë të gatshme për një reagim të shpejtë dhe të fuqishëm kundër çdo agresioni.
Gjithashtu raportohet se këta dronë janë zhvilluar nga specialistë iranianë bashkë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe përfshijnë lloji të ndryshëm operativ për sulme, zbulim dhe luftë elektronike duke u mundësuar goditje ndaj objektivave fikse apo në lëvizje në tokë, ajër dhe det.

