75 Mall Live Search
21:53 / E Diele, 04 Maj 2025 / FR

Ushtria izraelite fillon të thërrasë rezervistët për zgjerim të planifikuar në ofensivën e Gazës

Ushtria izraelite ka filluar të thërrasë dhjetëra mijëra rezervistë për të “intensifikuar dhe zgjeruar” operacionet e saj në Gaza.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se po “rritën presionin” me qëllim kthimin e pengjeve të mbajtura në Gaza dhe mposhtjen e militantëve të Hamasit, ka raportuar BBC.

Kritikët thonë se ofensiva e fundit ushtarake, pas prishjes së armëpushimit, ka dështuar të garantojë lirimin e robërve dhe vënë në pikëpyetje objektivat e kryeministrit Benjamin Netanyahu në konflikt.

Sipas planit, ushtria tha se do të operonte në zona të reja dhe do të “shkatërronte të gjithë infrastrukturën” mbi dhe nën tokë.

Kabineti izraelit i sigurisë pritet të miratojë një zgjerim ushtarak kur të mblidhet të diel