22:09 / E Diele, 04 Shkurt 2024 / FR

Ushtria izraelite: Kemi goditur më shumë se 50 objektiva të Hezbollahut në Siri, që nga 7 tetori

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) tha se që nga 7 tetori ka goditur më shumë se 50 objektiva në Siri, për të cilat thotë se janë të lidhura me lëvizjen libaneze Hezbollah të mbështetur nga Irani.

“Kudo që është Hezbollahu, ne do të jemi. Ne do të ndërmarrim veprime kudo që kërkohet në Lindjen e Mesme”, tha zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari në një konferencë.

Diku tjetër, ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant paralajmëroi Hezbollahun se do të vazhdojë të godasë grupin në Liban.

“Udhëzimi i qartë që i dhashë Forcave Ajrore është të drejtoni hundët e avionit tonë drejt veriut… ne jemi të përgatitur”, tha Gallant gjatë një turneu në bazën ajrore Tel Nof në Izraelin qendror.

IDF-ja dhe Hezbollahu, janë përplasur vazhdimisht në kufirin verior të Izraelit me Libanin që nga 7 tetori, raporton The Telegraph