75 Mall Live Search
17:58 / E Hënë, 23 Qershor 2025 / FR

Ushtria izraelite: Më shumë se 50 avionë luftarakë izraelitë goditën Teheranin

Ushtria izraelite ka thënë se ka goditur një numër objektivash në të gjithë Iranin sot.

Në një përditësim në mediat sociale, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se më shumë se 50 avionë luftarakë të Forcave Ajrore Izraelite kanë goditur objektiva ushtarake në Teheran, raporton BBC.

Në përditësim thuhet se gjatë një “serie sulmesh të fundit”, avionët luftarakë goditën “qendrat e komandës ushtarake”.

“Vendet e goditura përfshinin vende prodhimi raketash dhe radarësh dhe infrastrukturë magazinimi raketash në Teheran”, thuhet tutje në njoftim.