11:56 / E Diele, 08 Tetor 2023 / Gj. Sh

Ushtria izraelite nis sulmet tokësore, ajrore dhe detare në Gaza

Izraeli ka nisur sulmet nga toka, ajri dhe deti në Gaza, pas një paralajmërimi më herët se qeveria do të hakmerrej për sulmet vdekjeprurëse të ditës së djeshme.

Izraeli është ende në gjendje shoku, me dhjetëra njerëz të zhdukur dhe që besohet se janë pengje brenda Rripit të Gazës të bllokuar. Një qendër për persona të zhdukur është ngritur pranë aeroportit Ben Gurion.

Në të njëjtën kohë, luftëtarët e Hamasit pretendojnë se janë ende të pranishëm në qytetet në jug të Izraelit, sipas një deklarate nga organizata. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se numri i izraelitëve të vrarë që kur Hamasi nisi sulmin e tij të shtunën është rritur në 350.

Po kështu mbi 400 palestinezë janë vrarë dhe rreth 2,000 janë plagosur në Gaza nga sulmet ajrore hakmarrëse izraelite që nga e shtuna, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë.