16:11 / E Enjte, 12 Tetor 2023 / Gj. Sh

Ushtria izraelite pranon dështimin e sigurisë

Kreu i ushtrisë izraelite, Herzi Halevi ka pranuar se forcat e sigurisë ishin fajtore për dështimin në parandalimin e sulmit të Hamasit të së shtunës.

“IDF është përgjegjëse për mbrojtjen e vendit dhe qytetarëve të tij, dhe të shtunën në mëngjes, në zonën përreth Gazës, ne nuk e realizuam atë”, tha ai, raporton Sky News.

“Do të mësojmë, do të hetojmë, por tani është koha për luftë”.