75 Mall Live Search
07:40 / E Martë, 07 Tetor 2025 / AR

Ushtria izraelite pretendon se një predhë është hedhur në Izraelin jugor

Ushtria izraelite thotë se një predhë është hedhur pak kohë më parë në Netiv Haasara, një vendbanim i vogël në Izraelin jugor që ishte ndër pjesët e synuara gjatë sulmeve të 7 tetorit.

Sirenat ajrore u aktivizuan në zonë, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, duke shtuar se predha ishte qëlluar nga Gaza veriore, raporton Sky News.

“Deri më tani nuk janë raportuar të lënduar”, thuhet tutje në njoftimin e ushtrisë izraelite.