75 Mall Live Search
12:34 / E Premte, 18 Tetor 2024 / mp

Ushtria izraelite urdhëron të evakuohen urgjentisht më shumë se 20 fshatra në Libanin Jugor

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë lëshuar urdhra urgjent evakuimi për më shumë se 20 fshatra në Libanin Jugor.

Zëdhënësi arab i ushtrisë izraelite,  Avichay Adraee, thotë se banorët e fshatrave të listuara duhet të largohen “menjëherë dhe të lëvizin në veri të lumit Awali”.

Ai përmes postimit në X gjithashtu paralajmëron se banorëve “u ndalohet të shkojnë në jug” dhe se një gjë e tillë “mund të jetë e rrezikshme për jetën tuaj”, raporton BBC-i, transmeton.