75 Mall Live Search
10:18 / E Premte, 11 Tetor 2024 / L K

Ushtria izraelite vret kreun e Xhihadit Islamik në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë kreun e Xhihadit Islamik në një sulm ajror të enjten në kampin e refugjatëve Nur Shams, në Bregun Perëndimor.

“Një aeroplan goditi zonën e Tulkarem dhe neutralizoi Mohammed Abdullah-un, kreun e rrjetit terrorist të Xhihadit Islamik në Noor Shams”, tha ushtria në një deklaratë, duke shtuar se vrau një tjetër luftëtar.

Abdullah u emërua kreu i grupit terrorist të mbështetur nga Irani në kampin e zonës Tulkarem pasi paraardhësi i tij Muhhamad Jabber u vra në fund të gushtit, thonë Forcat Mbrojtëse të Izraelit.